Diskutohet prej kohësh nëse prindërit kanë apo jo ndonjë preferencë ndaj fëmijëve të tyre por tanimë duket se dyshimet janë konfirmuar, pasi një sondazh ka zbuluar se prindërit priren të favorizojnë fëmijën e tyre më të vogël.
“Independent” ka publikuar një studim nga aplikacioni “Mumsnet”, i cili bëri një sondazh për 1,185 përdoruesit e tij që janë prindër. U zbulua se pothuajse 2/4 e përdoruesve të “Mumsnet” pranuan të kishin një fëmijë të preferuar.
Më shumë se gjysma e prindërve me një fëmijë të preferuar zbuluan se ai ishte fëmija i tyre më i vogël. Nga ana tjetër, 26% e prindërve thanë se fëmija i tyre i preferuar ishte më i madhi.
41% e tyre thanë se fëmija i tyre i preferuar i kujtonte atyre veten, ndërsa më shumë se gjysma e tyre thanë se fëmija i preferuar i bënte ata të qeshin më shumë se fëmijët e tjerë.
Gjithsesi shumica e prindërve besojnë se të kesh një fëmijë të preferuar është e tmerrshme dhe e gabuar dhe ndiheshin në faj për ndjenjat e tyre./Opinion.al