Një automjeti i është vënë tritol në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Zallë.
Sipas informacioneve, lënda plasëse i është vënë automjetit në pronësi të shtetasit Lirim Tali, që ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Pronari i mjetit rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinon.al