Një makinë është djegur orët e para pas mesnate në lagjen “Punëtori” në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 dhe sipas policisë ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi nga konstatimi i parë ka rezultuar se mjetit i është hedhur benzinë në pjesën e përparme dhe më pas i është vënë flaka,
Automjeti “Land Rover” me targa AA 141 AA është në pronësi të Xh.F. Ai ka bërë denoncimin në polici dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen dhe me personat që ai dyshon se mund ta kenë kryer atë.
Mësohet se pronari i makinës ka thënë se nuk ka konflikte dhe se nuk e di se përse mund t’ia kenë djegur makinën. /Opinion.al