Aktualitet

I vihet eksploziv automjetit të ish-kandidatit për deputet në Bulqizë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 27/08/21 |
Opi Nion

Një automjeti i është vënë flaka në në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.

Sipas abc news, automjeti ishtë nën pronësinë e Elton Debreshit, që kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

 “Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve”, njofton policia/Opinion.al

Pas