Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës që nga viti 2016, të dielën është rizgjedhur të udhëheq edhe një mandat, gjatë konventës së kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka falënderuar anëtarët e partisë për përkrahjen dhe ka theksuar përkushtimin për të sjellë reforma.
“Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë”.
“Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja”, tha Veseli. Veseli ishte i vetmi kandidat në garën për kryetar të PDK-së./ Opinion.al