Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

2023/01/28 at 8:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i dy ngjarjeve të ndodhur në vitin 2020. Dede Nika dyshohet se ka vënë eksploziv në banesën e një polici dhe në banesën e një qytetari.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 33-vjeçarin. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”, i zhvilluar me metoda speciale të hetimit.

Pas një muaji hetimesh intensive, të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zbardhen dy ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive.

Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të punës hetimore të kryer, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur grumbullimin e provave, për një autor të dyshuar të dy ngjarjeve me eksploziv, të ndodhura në vitin 2020.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin D. N., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lendës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër, po punojnë intensivisht për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.

Policia e Shkodrës garanton qytetarët se është e vendosur për të goditur , çdo person apo grup kriminal që cënon jetën dhe pronën e qytetarëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë, për të krijuar një ambient sa më të sigurt./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Politikë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

22 Mars, 2023 4:31 pm
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Bota

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

22 Mars, 2023 4:24 pm
Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
Sport

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

22 Mars, 2023 4:14 pm
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Bota

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

22 Mars, 2023 4:07 pm
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën
Bota

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

22 Mars, 2023 3:26 pm
Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti
Sport

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

22 Mars, 2023 3:16 pm
Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë
Kronikë

Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë

22 Mars, 2023 3:09 pm
Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare
Sport

Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

22 Mars, 2023 2:53 pm
Çfarë bisedoi Kurti me Erdogan
Rajoni

Kurti: Nuk mund të barazohet fjala komunitet me Asociacion

22 Mars, 2023 2:40 pm
Para

Video/ Publikohen pamjet e dhunimit për vdekje të afro-amerikanit, protesta në SHBA

Të armatosur dhe me drogë në makinë, e pësojnë 2 vëllezër në Kurbin

Të armatosur dhe me drogë në makinë, e pësojnë 2 vëllezër në Kurbin

Vritet Dj 23 vjeç në Kolumbi, trupi gjendet në një valixhe në një kontejner plehrash








TE FUNDIT

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
22 Mars, 2023

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar...

Lexo më shumë

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
22 Mars, 2023

Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA. Rregullatorët...

Lexo më shumë

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
22 Mars, 2023

Nis rrugëtimi i gjatë drejt “Euro 2024”. Prej kësaj të enjteje dhe deri në nëntor 2023 do të zhvillohen kualifikueset...

Lexo më shumë

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
22 Mars, 2023

Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po I ble mmë Bashkimi Evropiuan, Kina ka përfituar miliarda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com