Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi akuzohet se ka vendosur tritol në banesën e Elton Andreica më 19 shkurt.
Sipas autoritete, i riu Oltion Çeça ka bashkëpunuar me një tjetër bashkëmoshatar A. D. i cili është ende nuk është arrestuar.
Në kuadër të operacionit të koduar “London” u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.
Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.