Kronikë

I vdes pasagjeri në aksident, si u përpoq i riu të fajësonte viktimën


               Publikuar në : 09:26 - 07/03/20 |
el ida

Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin A.Ç., i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në makinë me 30-vjeçarin, shtetasi F.A. ka humbur jetën.

Ngjarja rëndohet edhe më shumë për faktin se gjatë marrjes në pyetje, 30 vjeçari ka dhënë deklarim të rremë, duke thënë se drejtues mjeti nuk ka qenë ai por viktima që humbi jetën dhe që ishte pasagjer në makinën e tij.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./Opinion.al

Pas