Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I udhëheq Kylie Jenner, këta janë të rinjtë që po bëjnë miliona nga rrjetet sociale    

2018/07/15 at 12:11 PM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
I udhëheq Kylie Jenner, këta janë të rinjtë që po bëjnë miliona nga rrjetet sociale    

Kylie Jenner është zyrtarisht milionerja më e re në botë e cila e ka ngritur vetë pasurinë e saj. Një pasuri kjo, që vjen e gjitha nga postimi i fotove dhe videove në Instagram, ku një postim i vetëm kushton 1 milion dollarë!


Më e vogla e klanit Kardashian-Jenner lançoi linjën e saj kozmetike përpara 2 vitesh dhe përdor audiencën e saj masive të rrjeteve sociale për të shitur make up. Ndërsa shumë influencues të rrjeteve sociale janë zakonisht aktorë ose këngëtarë, Jenner u bë e famshme nga reality shoë ‘Keeping Up With The Kardashians’, ku daljen e parë e bëri në moshën 10 vjeçare. Ajo është rritur me prezencën e kamerave në shtëpinë e saj, dhe e shfrytëzoi famën për të ngritur një biznes dhe një pasuri marramendëse.

Këtë javë Kylie Jenner ishte në kopertinën e e revistës Forbes, te femrat më të pasura amerikane.

“Mbretëresha e kozmetikës me një pasuri 900 milion dollarë. Vetëm 21 vjeç, Kylie Jenner është miliarderja më e re në moshë që e ka ngritur vetë pasurinë e saj”, shkruan Forbes.

Por Jenner nuk është e vetmja yll e rrjeteve sociale që po shfrytëzon famën për të bërë miliona. Është një listë e gjatë e të rinjve që i udhëheq Jenner, dhe disa prej tyre janë:

Zoella (Zoe Sugg)

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2010

Ndjekës: 38.6 milion

Pasuria: 3,3 milion dollarë

Një nga influencueset më të rëndësishme britanike, Zoella e cila tani është 28 vjeç nisi një blog mode kur ishte 19 vjeç të cilin e ktheu në një kanal në YouTube. Ajo u bë e famshme dhe e dashur për fansat nga videot për modën dhe deri te rrëfimet e saj personale për betejën me ankthin. Zoe fiton rreth 300 mijë dollarë nga një video e sponsorizuar në YouTube, dhe e ka ngritur pasurinë duke promovuar firma të mëdha veshjesh, tre novela bestseller dhe linjën e saj personale të produkteve të bukurisë. Ajo jeton me të dashurin Alfie Deyes i cili është gjithashtu një influencues i njohur si Pointless Blog, në një vilë luksoze në Brighton.

PewDiePie  (Felix Kjellberg)

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2010

Ndjekës: 100 milion

Pasuria: 20 milion dollarë

Felix Kjellberg i njohur ndryshe si PewDiePie është ylli më i madh i YouTube. Komentatori i lojrave elektronike nga Suedia u emërua nga revista Times si një nga “100 njerëzit më me ndikim në botë”. Felix, 28 vjeç, bën para nga reklamat në TouTube, fushatat e marketingut me pëlqimet e Mountain Dew, një libër bestseller dhe nga shitjet. Ai gjithashtu ka ngritur rreth 1 milion dollarë për bamirësi. Kjellberg është diplomuar për ekonomi dhe jeton me të dashurën e tij e cila gjithashtu është vlogger në Brighton.

Huda Kattan

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2010

Ndjekës: 32 milion

Pasuria: 635 milion dollarë

E lindur në Oklahoma, Huda filloi të luajë me make up që në moshën 12 vjeçare. Pasi u diplomua për biznes ajo u shpërngul në Dubai dhe filloi punën si make up artist, nga e cila u frymëzua për të hapur blogun e saj personal të bukurisë. Duke qenë se nuk gjente dot qerpikët falsë të duhur të një cilësie të mirë, ajo filloi të prodhojë vetë qerpikë false. Pjesa më e madhe e fitimeve të saj vijnë direkt nga uebsajti Huda Beauty dhe më pas nga fansat e Instagramit të cilët ajo i quan fytyrë keku (cake face).

Cameron Dallas

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2012

Ndjekës: 31 milion

Pasuria: 4,6 milion dollarë

Cameron është një sensacion në rrjetet sociale. I riu ka lindur në Kaliforni dhe u bë i njohur nga fotot dhe videot komike që postonte në Instagram dhe Vines. Ai lançoi një linjë rrobash në vitin 2014 dhe mori pjesë në një film komedi po atë vit. Në 2016 kishte shfaqjen e tij personale në Netflix ‘Chasing Cameron’. Këtë vit ai lidhi një kontratë marramendëse me firmën Columbia dhe bëri fushatën e Dolce & Gabbana. Cameron, i cili tani është 23, e bëri milionin e parë në moshën 20 vjeçare.

Logan Paul

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2013

Ndjekës: 53 milion

Pasuria: 13 milion dollarë

Si shumë prej yjeve të rrjeteve sociale, Logan fillimisht u bë i famshëm në Vines përpara se të hapte një kanal në YouTube në vitin 2015. Videot e tij njihen për humorin dhe elementët e surprizës, megjithëse u dënua nga opinioni publik vitin që shkoi sepse filmoi trupin e një të vdekuri në Japoni dhe e publikoi. 23 vjeçari e la universitetin për të bërë një karrierë në rrjetet sociale, e tashmë fiton mjaftueshëm para për t’i mundësuar atij jetën në një vilë luksoze në Los Anxhelos.

Lele Pons

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2015

Ndjekës: 25.6 milion në Instagram

Pasuria: 3 milion dollarë

21 vjeçarja Lele pati videot më të klikuara të Instagramit vitin që shkoi. Modelja e lindur në Venezuelë që tashmë ka një karrierë si aktore dhe komediane, u bë e njohur online nga videot autoironike dhe plot humor. Pasuria e saj vjen nga karriera si modele, videot humoristike dhe koleksioni i bizhuterive.

Chiara Ferragni

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2009

Ndjekës: 13 milion në Instagram

Pasuria: 10 milion dollarë

Influencuesja italiane lançoi blogun e saj The Blonde Salad për modën, bukurinë dhe stilin e jetës në vitin 2009, ndërsa studionte për drejtësi në Milano. Ajo u bë shpejt e njohur për pjesën e modës, dhe filloi bashkëpunime me firma si Dior dhe Mango. Tashmë Chiara është 31 vjeç. Ajo lançoi linjën personale të këpucëve dhe ka 20 punonjës në uebsajtin e saj të modës. Chiara është blogerja e modës më e suksesshme në botë.

Papi Jiang

Iu bashkua rrjeteve sociale: 2015

Ndjekës: 44 milion

Pasuria: 15 milion dollarë

Papi është më e famshmja dhe më e pëlqyera në Kinë nga yjet e rrjeteve sociale. Ajo u ngrit në famë pasi filloi të postonte video në një rrjet social kinez tre vite më parë. Fansat e pëlqyen për ironinë, humorin dhe mprehtësinë, por 31 vjeçarja nga Shanghai kapi vëmendjen edhe të zyrtarëve të censurës, që e urdhëruaan të publikojë përmajtje me “vlera socialiste”./Elena Lika – Opinion.al

Etiketa: gjenerata e rerrjetet socialete rinjte milionere


Ju sugjerojmë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
Finalja e Kupës së Botës/ Franca kundër Kroacisë dhe çfarë duhet të dini

Finalja e Kupës së Botës/ Franca kundër Kroacisë dhe çfarë duhet të dini

Historia e dhimbshme e Modric që ka përlotur gjithë botën

Historia e dhimbshme e Modric që ka përlotur gjithë botën

Vrasja e çiftit në Shkodër, Berisha: Killeri pasi kreu krimin, shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

Vrasja e çiftit në Shkodër, Berisha: Killeri pasi kreu krimin, shkoi drejt selisë së partisë siçiliste
















TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com