Kryesore

I trembet skenarit të mbështetësve të “Foltores”? Basha: Jam i përgatitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 07/12/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kohën kur na ndajnë vetëm disa ditë nga 11 dhjetori, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha, deklaroi se është i përgatitur, bashkë me partinë e tij për gjithçka që mund të prodhojë ajo që sipas tij nuk është një Kuvend por Foltorja e 11 dhjetorit.

Basha theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij se “Foltorja” do të përçajë Partinë Demokratike dhe kjo palë sipas tij është e lidhur me regjimin, me kryeministrin Edi Rama.

Pyetje: A do trembeshit nga ndonjë skenar të ardhjes në zyrat e PD të mbështetësve të foltores?

Lulzim Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është rrëgjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në mendja nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë dhe tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është ti shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike.

Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë./Opinion.al

Pas