Kryesore

“I tregova Europës që ne mund t’ja dalim”, Gega e përlotur në ceremoninë e pritjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 22/08/22 |
Opi Nion

“I tregova Europës që edhe ne mund t’ja dalim edhe pse jemi një vend i vogël dhe me shumë gjëra për të përmisuar”. Kështu u shpreh atletja Luzia Gega, e cila u shfaq e përlotur gjatë ceremonisë së pritjes në aeroportin ‘Nënë Tereza”, pas shpalljes kampione europe në garën e 3000 metrave me pengesa .

Më tej ajo tha se sot është më krenare se kurrë ndërsa shtoi se nëse duam atë që bëjmë, mund t’ja dalim.

“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë që më bëtë. Ndihem vërtet shumë e vlerësuar. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku unë jam sot. Kam shumë vite që sakrifikoj për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim. Sot jam më krenare se kurrë. Kjo është arsyeja pse unë derdha lot në vijën e finishit sepse m’u kthye e gjithë koha mbrapsht që sa me mund me sakrificë dhe në fund i tregova Europës që edhe ne mund t’ja dalim edhe pse jemi një vend i vogël dhe me shumë gjëra për të përmisuar. Nëse duam atë që bëjmë, mund t’ja dalim. Gjërat vitet e fundit kanë ndryshuar për sportin, të paktën unë këtë e kam ndjerë. Mbrapa ka edhe një shpërblim që merret. Kam marrë mbështetje nga ministria nga Komiteti Olimpik. Çdo i ri shqiptar mund t’ja dalë. E vetme nuk do ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit “, u shpreh Gega.

Pas