Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I tregoi botës masakrën serbe në Reçak, Walker: Gjeta grumbuj kufomash

2023/01/18 at 11:06 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I tregoi botës masakrën serbe në Reçak, Walker: Gjeta grumbuj kufomash

Ambasadori William G. Walker, ish-shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, është diplomati i cili dëshmoi botës masakrën e kryer nga serbët në Reçak.


Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Walker ka treguar se si gjeti trupat e shqiptarëve të Kosovës të masakruar nga forcat serbë më mëngjesin e 16 janarit të vitit 1999.

Walker sqaron se fillimisht ka parë gra e fëmijë të tmerruar nga vrasjet e kryera nga serbët, ndërsa trupi parë që ka parë të vdekur, ka qenë një burrë pa kokë.

Më tej, ai rrëfen se ka gjetur trupa të tjerë të shpërndarë dhe në disa vende kishte kufoma të grumbulluara.

Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Kosovë dhe në Shqipëri?

Walker: Deri më tani ka qenë fantastike. Deri më tani ka qenë shumë i kënaqshëm dhe kam mësuar shumë.

Fevziu: Megjithatë nuk keni kujtime shumë të mira, duke menduar çfarë ndodhi para 24 vitesh…

Walker: Jo, shumë pak gjëra më kujton situatën e para 24 viteve. Kjo është e sigurt. Fal Zoti!

Fevziu: Ambasador, në atë kohë, në Janar të 1999, ju ishit kreu i Observatorit të OSBE-së, si vutë re ngjarjen në Reçak atë mëngjes? E mbani mend fiks se çfarë ndodhi?

Walker: Absolutisht. E mbaj mend shumë qartë. Kam jo vetëm kujtimet e mija por kam parë edhe shumë video, lajme…

Fevziu: Dokumentarë…

Walker: Dokumentarë…

Fevziu: Të cilët flasin për atë histori…

Walker: Po, mirë e thatë. Është shumë e vështirë të harroj se çfarë ndodhi, edhe nëse do duhej të harroja.

Fevziu: Si e morët njoftimin e parë? Si e morët lajmin?

Walker: E dija që do shkoja për të parë diçka që më ishte thënë se është shumë e rrëmujshme dhe e përgjakshme. Kur shkova aty, pash që vërtetë ashtu ishte situata. Banorët e fshatit, që ishin kryesisht gra dhe fëmijë qanin, ishin në gjendje të keqe dhe ne menjëherë shkuam drejt vendit që na thanë se ka trupa të vdekur. Trupi i parë ishte i një burri, me kurriz dhe pa kokë. Kjo na çoi te trupat e tjerë. Ndonjëherë trupat i shikonim një nga një, ndërsa ndonjëherë ishin grumbuj. Ishte diçka shumë e keqe për tu parë.

Fevziu: Që nga çasti i parë, ju ishit i sigurt se ishte një masakër?

Walker: Isha shumë i sigurt që prej fillimit ngaqë…

Fevziu: Pati një shtysë të madhe nga Serbët për të thënë se ishin pjesë të UÇK-së të aso kohe.

Walker: Vërtetë.

Fevziu: Si ishit aq i sigurt se kishte vetëm vendas aty?

W: Si fillim, kishte shumë burra të moshuar. Së dyti, ishin veshur me ato që unë quaj rroba rurale, rroba fermerësh. Njerëzit në këto zone veshin çizme prej llastiku deri këtu. Ishte më se e qartë se këta nuk ishin ushtar me uniformë siç pretendojë më vonë Beogradi. Pati pretendime se unë kisha shkuar një natë përpara aty dhe kisha ndryshuar rrobat e tyre. Megjithatë, shenjat e plumbave tregonin se ato ishin vrarë aty ku kishin rënë.

Fevziu: Ishte shumë e lehtë ti shikoje dhe ti identifikoje plumbat…

Walker: Fytyrat e tyre ishin të goditur, sytë i kishin dal nga vendi, kishte plumba në gjithë trupin e tyre, kishte gjak. Ishte kohë me borë dhe kishte gjak mbi dëborë. Kishin rënë aty ku u gjetën. Nuk ishin në dyluftim. Kishte gëzhoja rreth tyre. Kishin një zotëri nga ushtria me vete i cili më tha se këto gëzhoja nga armët e ushtrisë dhe policisë.

Fevziu: Deklaratën e parë ju e mbajtët atje, në vendngjarje.

Walker: Në vendngjarje thash… Kishte shumë gazetar që më ndoqën. Ishte një korrespondente nga ABC-ja e SHBA-ve, dhe një gazetare e re në moshë më ndiqte nga pas e më pyeste vazhdimisht: Çfarë mendon? Çfarë mendo? Çfarë mendon? I thash: shiko. Lërmë të mbaroj këtu, të flas me banorët e fshatit dhe të premtoj se do të mbaj një konferencë shtypi kur të kthehem në zyrë. Dhe do të marr kohë të mendoj se çfarë do të them…



Ju sugjerojmë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Para
Masakra e Reçakut, Walker: Serbët grumbulluan burrat dhe i vranë

Masakra e Reçakut, Walker: Serbët grumbulluan burrat dhe i vranë

Walker: Serbët sulmuan në Reçak pasi u largua Misioni i Verifikuesve

Walker: Serbët sulmuan në Reçak pasi u largua Misioni i Verifikuesve

Masakra në Reçak, Walker: Serbia më shpalli non grata, e mësova nga media

Masakra në Reçak, Walker: Serbia më shpalli non grata, e mësova nga media
















TE FUNDIT

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
18 Dhjetor, 2025

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto...

Lexo më shumë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
18 Dhjetor, 2025

Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda - ku viktima mbteën pronari i një kampingu dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
18 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com