Bota

I torturonte dhe dhunonte seksualisht, motrat në gjyq për vrasjen e babait


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 30/11/20 |
Opi Nion

Kristina, Angelina dhe Maria, janë tre motra të akuzuara për vrasjen e babait të tyre Mikhail Khachaturyan dhe që tashmë rrezikojnë deri në 20 vite burg.

I trajtonte si skllave, i torturonte dhe abuzonte me to seksualisht. Deri në momentin që tre vajzat ruse vendosën ta ndalnin dhunën e babait të tyre duke e vrarë me thikë brenda apartamentit në periferi të Moskës. Dy vjet pas krimit, tre vajzat (në atë kohë 19, 18 dhe 17 vjeçe) do të jenë pjesë e një procesi që pritet të nisë të mërkurën, ku dënimi mund të shkojë  nga 8 deri në 20 vite burg. Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë mbështetjeje për vajzat, si viktima të dhunës në familje.

Ishte 27 Korriku i vitit 2018 kur Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç u gjet i vdekur në shakllët e apartamentit ku jetonte me vajzat e tij. Në qafë dhe në bark iu gjetën plagë të shkaktuara nga thika. Për krimin u arrestuan tre vajzat. Pas një serie të gjatë dhune, situata arriti kulmin kur babai nisi të përdorte një spraj që shkaktonte kryesisht astmë. Të ndodhura përballë rrezikut për jetën vajzat pritën sa babai fjeti, për ta qëlluar me një çekiç dhe një thikë. Përpjekja e tij për t’u larguar qe e kotë. Vajzat e kapën në shkallë, ku mori goditjen fatale me thikë./Opinion.al

 

 

 

 

Pas