Ndërsa policia është në kërkim të autorëve të atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, duket se dyshimet e para flasin për një vrasje të paguar.
Sipas informacioneve jo zyrtare të bëra publike nga News 24, atentatorët kanë survejuar prej ditësh lëvizjet e shënjestrës së tyre, që duket se ka qenë Brilant Martinaj, kushëri me Ervis Martinaj.
23-vjeçari Martinaj njihej si person me precedentë penalë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar për për vrasjen e ish-efektivit të policisë Xhuliano Prela, por që më pas për këtë ngjarje është akuzuar dikush tjetër./Opinion.al