Kronikë

I skeduar për vjedhje dhe drogë, detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 11/06/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga atentati që iu bë këtë të shtunë 27-vjeçarit  Aleksandër Sadikaj, makina e të cilit shpërtheu teksa ishte në ecje.

Hetuesit dyshojnë që shpërthimi i eksplozivit në makinën e të riut është aktivizuar me telekomandë. Sipas Tv klan kjo pistë ka çuar në dyshimin tjetër që autori/ët të mos kenë qenë larg vendit të ngjarjes, për shkak të mekanizmit që kërkon shpërthimi i tritolit me telekomandë.

Po ashtu mësohet se tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës tip “Benz” të 27-vjeçarit Sadikaj.

Ndërkohë Aleksandër Sadikaj  rezulton të jetë një person me prededentë të mëparshëm penalë. I riu rezulton të jetë i hetuar për një tentativë vrasjeje, por edhe i skeduar për aktivitete kriminal si vjedhja dhe droga.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të riut.

27-vjeçari  Aleksandër Sadikaj udhëtonte i vetëm me Benz. Fillimisht i riu u dërgua në spital, por nuk mund t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Pas