Kronikë

I shtrirë në rrugë me fytin e prerë, gjendet i pajetë shqiptari në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:07 - 21/04/22 |
Opi Nion

Një 49-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Itali. Mësohet se Aineo Redo, me profesion avokat, është gjetur nga kalimtarët në rrugë dhe me fytin e prerë me thikë në Reggio Emilia.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes.

Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.

Pas