Një tjetër ekzekutim mafioz. Një 48-vjeçar është vrarë në Rrëshen. Sipas burimeve nga policia lokale mësohet se në qendër të qyteti plumbat i kanë marrë jetën 48-vjeçarit Tonin Gjini. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritetet.
Në maj të 2019, Tonin Gjini arriti që t’i shpëtojë atentatit me tritol. Atë kohë, persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij, tip “Benz”.
Gjini pikasi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë. Më pas Forcat Xheniere nga Tirana bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse./ Opinion.al