Kronikë

I shpëtoi atentatit me minë 2 vjet më parë,sërish plagoset në rrethana të paqarta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 09/01/22 |
Opi Nion

Dy persona nga Fushë Kruja janë paraqitur të plagosur me armë zjarri në spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake njëri nga të plagosurit është shtetasi  Gentjan Bejtja  i cili dy vjet më parë i shpëtoi një atentati me minë të telekomanduar. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Ndërkohë, personi tjetër i plagosur është Klodian Stafuka.

Ende janë të paqarta rrethanat apo vendi ku janë plagosur dy personat, ndërsa inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin Ushtarak./Opinion.al

Pas