Aktualitet

I shpëtoi arrestimit në janar nga policia italiane,kapet në Barcelonë 30-vjeçari shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 28/09/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se ka kryer 27 vjedhje në provincat Lodi, Milano dhe Monza të Italisë është arrestuar në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se 30-vjeçari së bashku me dy shqiptarë dhe një rumun akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale që merreshin me vjedhje.

Mësohet se Gjykata e Lodit kishte lëshuar një urdhër arresti për shqiptarin, ndërsa ishin  autoritetet ato që bënë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij në Barcelonë.

Të katër të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Vjedhje”. Ata kishin kryer 4 vjedhje në qytetin e Lodi, një në Massalengo, 3 në Lodi Vecchio, një në Tavazzano, 4 në Sant’Angelo Lodigiano dhe një tjetër në Peschiera Borromeo.

Sipas mediave të huaja, më 27 janar, shqiptari i kishte shpëtuar arrestimit të policisë italiane të Lodit.

Sakaq, policia pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë të dy prej shtëpive të grabitura, konstatoi se autorët përdornin të njëjtën metodë të vjedhjes. Mësohet se një bashkëpunëtor qëndronte në makinë, ndërsa të tjerët futeshin në shtëpitë e piketuara për të kryer vjedhjen. Grabitjet bëheshin në orët e vona të mbrëmjes./Opinion.al

 

 

 

Pas