Një 49-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën një ditë më parë, pasi i ka shpërthyer një granatë në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në Kurbnesh të Mirditës rreth orës 11:00 të paradites së djeshme.
Burime nga policia thanë se Viktor Lleshajt i ka shpërthyer në dorë një granatë këmbësorie.
Lleshaj ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur ngjarja. Ai mësohet se ka ndërruar jetë menjëherë.