Kronikë

I shpërtheu goma e kamionit,kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 06/07/21 |
Opi Nion

Fotoja e mëposhtme është e 20-vjeçarit , Rafael Talaj, që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të gomës të një kamioni në një gomisteri në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit. Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa ambulanca she policia mbërritën me vonesë në vendngjarje.

Sipas informacioneve, i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij.

“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë”, njoftoi më herët policia./Opinion.al

 

Pas