Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Klos, ku për pasojë ka humbur jetën një minator. Sipas policisë, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë, duke mos i lënë kohë të largohet 55-vjeçari me iniciale P.M. dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.40 te ditës së djeshme, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.