Një 44-vjeçar është plagosur ditën e sotm duke gjuajtur peshk në lumin Drin.
Sipas News24 mësohet se 44-vjeçarit i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, dinamit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. H., është dërguar menjherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që përveç dëmtimit të marrë 44-vjeçari është përballur dhe me veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për këtë çështje./Opinion.al