Ish-presidenti njëherësh dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.
Përballë gazetarit Blendi Fevzi, Berisha do të flasë në “Opinion” për vendimin e DASH që është bërë publik ditën e djeshme.
Kujtojmë që SHBA nëpërmjet sekretarit Antony Blinken, ka shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non-grata, teksa e akuzon për korrupsion me fondet publike në interes të përfitimeve personale.
Për më tepër ndiqni sot intervistën e Sali Berishës në “Opinion” në orën 21:00./Opinion.al