25-vjeçari me iniciale A.K., i cili ka qenë në kërkim që prej muajit Shtator 2023 është vënë në pranga në Durrës.
I riu ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.