Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Mësohet se është arrestuar 32-vjeçari i identifikuar me inicialet L. N., banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Për këtë person Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al