Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dolumentash.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi N. I., 37 vjeç, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale ”Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim
Ndriçim Ibraj, 37 vjeç, banues në Koplik, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale.
”Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.