Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë në Fier.
Sipas njoftimit të policisë, i riu akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim prone”.
Ndaj tij, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën “arrest me burg”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 24 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.”, thuhet në njoftimin e policisë.