Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i riu arrestohet në Patos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 14/06/20 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. I arrestuari është identifikuar me si Idajet Saliaj, banues në Patos.

Autoritetet sqarojnë se 31-vjeçarit i është caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata në L`Aquila, Itali, më datë 20.04.2020. I riu akuzohet për “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Për këtë akuzë maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim. Arrestimi i Saliajt u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas