Aktualitet

I shpallur në kërkim, arrestohet ish-kreu i IMT-së Dibër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 17/07/21 |
Opi Nion

Është arrestuar ditën e sotme ish-kryeinspektori i IMT Dibër, Ermal Xhaka,  i shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Inspektorati” të zhvilluar ditën e djeshme, ku u ndaluan dhe kryeinspektori aktual dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Ermal Xhaka, 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, njofton policia.

Ditën  e djeshme u ndaluan nga policia kryeinspektori i IMT-së Dibër, Fitim Raska, 33 vjeç dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Dibër, të identifikuar si Jetmir Osmani 32 vjeç, Shpëtim Iskurti 51 vjeç dhe Agush Cena.

Këta zyrtarë nuk ushtruan kontroll konform ligjit për mbrojtjen e territorit, si dhe  përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy shtetas për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike./Opinion.al

Pas