Biznesmeni dhe supermodeli shqiptar, Elton Ilirjani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, teksa ka rrëfyer ngjarje të jetës së tij.
Pasi bëri publik orientimin e tij seksual, ai tregon se ka hasur mjaft paragjykime dhe sulme të njëpasnjëshme.
Pikërisht për këtë arsye Ilirjani sqaron se pse gjithmonë është i shoqëruar nga truprojat.
Sipas tij, Shqipëria është një vend i pasigurt, pasi do të vazhdonte të përballej me ofendime dhe reagime të cilat ai ka zgjedhur t’i anashkalojë.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Nuk kuptova dhe një gjë. Kur pashë që mbërrite ishe me shoqërues, me truproja. Pse?
Elton Ilirjani: Se Shqipëria është vend i pasigurt për mua.
Fevziu: Pse?
Elton Ilirjani: Sepse unë nuk mund dal kështu i veshur në Tiranë.
Fevziu: Cfarë reagimi do kishte?
Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjecar…
Fevziu: Unë mendoj se ti ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, ashtu sic mund të kesh marrë edhe mbështetje apo jo?
Elton Ilirjani: Po, por nuk dua t’i dëgjoj më.
Fevziu: Pse?
Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj me sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua t’i dëgjoj dhe nuk i meritoj ato fjalë.
Fevziu: Po në komentet në instagram, ka shumë njerëz që të shajnë?
Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë, unë i fshi të gjitha komentet negative nga instagrami im.
Fevziu: I fshinë komentet negative? Pse?
Elton Ilirjani: Sepse dua vetëm komente të mira.
Fevziu: Po si përballesh në jetë ti, kur zgjedh vetëm gjënë e mirë dhe jo ato të këqija?
Elton Ilirjani: Jam përballur shume fuqishëm edhe me gjëra të këqija, dhe jam këtu ku jam. Nuk e kam patur të thjeshtë. Nuk besoj se dhe në Amerikë më kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të perballem më me çështje mentaliteti. Dhe kjo është zgjedhje.