Ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për verifikim të masës së sigurisë.
Në pamje dallohet edhe momenti i shoqërimit në GJKKO nga një efektiv policie.
Për Xhixhon është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohet për korrupsion në dosjen ‘Meta’.
Akuza që rëndon ndaj tij është për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.