Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët ka hyrë në godinën e Kuvendit, ku do të bëjë edhe betimin në detyrën e kreut të shtetit. Begaj është pritur nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.
Ai ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.