Problemet për reperin Post Malone nuk do të përfundojnë për këtë vit.
Disa persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Post Malone dhe sulmuan një burrë. Ata ishin në kërkim të reperit, por ai nuk jeton më aty.
Burimet zyrtare tregojnë se 3 meshkuj dyshohet se kanë thyer dritaren në mesnatën e 1 shtatorit dhe kanë hyrë në shtëpinë e tij në San Fernando. Thuhet se ka patur edhe një shtënie pistolete.
Sipas TMZ, ata bërtisnin: “Ku është Post Malone?”. Më pas ata vodhën para, bizhuteri dhe celularë me vlerë deri në 20 mijë dollarë.
Të bërtiturat për emrin e Post Malone tregonin qartë se kishin shkuar për reperin, por nuk ishin informuar se ai jetonte atje.
Kujtojmë se para pak ditësh reperi pati një aksident ku u shkatërrua makina e tij 300 mijë dollarëshe./opinion.al