Pas ngjarjes së rëndë në Palasë të Himarës, ku një i sëmurë mendor vrau një 12 vjeçar duke i prerë kokën, një tjetër i sëmurë mendor ka ngjallur frikë e panik, por këtë herë në Tiranë.
61-vjeçari Maks Dajçi kërcënonte njerëzit në rrugë duke mbajtur në dorë sëpatë dhe thika.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën ‘Vaçe Zela’.
Policia arrestoi në kohë shtetasin, dhe i sekuestroi sëpatën dhe thikat.