InstaBIZ

I sëmurë me COVID-19, Placido Domingo shtrohet në spital


               Publikuar në : 10:35 - 30/03/20 |
Al Do

Gjendja shëndetësore e Placido Domingos është rënduar nga koronavirusi.

Ikona e operas botërore njoftoi në Facebook-un e tij një javë më parë se kishte rezultuar pozitiv në testin që i ishte bërë. 79-vjecar thoshte se i ishte nënshtruar testit pasi kishte kollë dhe temperaturë.

Por gjendja e tij është rënduar dhe kjo ka bërë që të transportohej menjëherë në spital për një kujdes më intensiv.

CNN bën me dije se tenori spanjoll ka reaguar mirë deri tani ndaj kurave por megjithatë gjendja e tij mbetet delikate pasi COVID-19 ka treguar që është tepër i rrezikshëm për moshën e tretë. /Opinion.al

Pas