Kronikë

I rrëmben rrjedha e lumit, një grua humb jetën në Tepelenë


               Publikuar në : 13:44 - 10/08/19 |
Al Do

Një grua ka humbur jetën ndërsa një tjetër është dërguar në spital pasi u rrëmbyen nga rrjedha e lumit Vjosë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Dragot në Tepelenë teksa shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë po kalonin lumin. Në këtë moment ato i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër./ Opinion.al

Pas