Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një i ri i prekur nga Covid, gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i tretë kanë reaguar autoritetet e spitalit. Ato bëjnë me dije se gjendja e 29-vjeçarit ishte e stabilizuar dhe se ai po trajtohej prej 4 ditësh në spital.
“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Megjithatë lidhur me arsyet që çuan të riun drejt këtij akti, spitali shprehet: “Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhet në reagim./Opinion.al