Bota

I riu sulmon qytetarët me thikë, vret tre persona në Londër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 21/06/20 |
Opi Nion

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pasi janë qëlluar me thikë në një park në Reading në Londër. Ndërkohë, policia ka arrestuar një 25-vjeçar i cili dyshohet si autori që sulmoi qytetarët.

Policia aktualisht nuk po e trajton këtë ngjarje si incident terrorist, megjithatë në vendin e ngjarjes janë parë njësitet anti-terror. Burimet nga sektori i sigurisë, kanë thënë për BBC se personi i arrestuar besohet se është nga Libia.

Një dëshmitar okular ka thënë për BBC se e ka parë një person të ketë hyrë në mesin e disa grupe njerëzish në park dhe ka filluar ti sulmojë me thikë. Zyrtarët policisë janë shprehur se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Pas