Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pasi janë qëlluar me thikë në një park në Reading në Londër. Ndërkohë, policia ka arrestuar një 25-vjeçar i cili dyshohet si autori që sulmoi qytetarët.
Policia aktualisht nuk po e trajton këtë ngjarje si incident terrorist, megjithatë në vendin e ngjarjes janë parë njësitet anti-terror. Burimet nga sektori i sigurisë, kanë thënë për BBC se personi i arrestuar besohet se është nga Libia.
Një dëshmitar okular ka thënë për BBC se e ka parë një person të ketë hyrë në mesin e disa grupe njerëzish në park dhe ka filluar ti sulmojë me thikë. Zyrtarët policisë janë shprehur se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.