Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I riu që u torturua në burgun grek: U zgjova në një dhomë pa pantallona

2018/12/12 at 11:28 AM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu që u torturua në burgun grek: U zgjova në një dhomë pa pantallona

Aleksandër Luca ka treguar dhunën e ushtruar ndaj tij në qelinë e paraburgimit të Avlonës në Greqi. 20-vjeçari shqiptar u ka thënë autoriteteve greke se u dhunua nga rreth 20 persona dhe më pas i ra të fikët, shkruajnë mediat greke. Kur u zgjua, thotë ai, e gjeti veten në një dhomë tjetër dhe pa rroba.


“Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”.

Pas dëshmisë së tij, mjekët do të verifikojnë nëse Aleksandër Luca është abuzuar nga të burgosurit e tjerë. Mediat greke raportojnë se kanë qenë 7 persona që ushtruan dhunë ndaj 20-vjeçarit. Dy prej tyre janë identifikuar. Njëri është grek, kurse tjetri shtetas i huaj.

Një tjetër i burgosur, i cili ka qenë me grupin e dhunuesve, tha në një lidhje direkte për një televizion të Athinës se derën e qelisë së Aleksandër Lucës e gjetën të hapur. Të burgosurit që e goditën ishin të gjithë me thika, tha ai, duke shtuar se gardiani nuk mund të bënte asgjë.

Aleksandër Luca u dhunua pasditen e djeshme rreth orës 16:00-16:30 sipas orës lokale në Greqi. Vet të burgosurit që e dhunuan, kanë filmuar me celularë disa sekonda çaste nga incidenti. Aleksandër Luca shihet në qelinë e tij ku sulmohet nga të burgosurit. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe më pas u dërgua në një tjetër burg. Ministria greke e Drejtësisë e ka cilësuar të papranueshme këtë ngjarje, dhe thotë se ka nisur një hetim penal për të burgosurit që ushtruan dhunë ndaj shqiptarit, dhe një hetim administrativ për gardianët se si ka mundësi që dera e qelisë së Aleksandër Lucës ishte lënë e hapur.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç akuzohen për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Tre të rinjtë kanë qenë bashkë në shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzohen se kanë abuzuar, dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Kjo e fundit, pasi u qëllua barbarisht me hekur në kokë, u hodh më pas në det me këmbë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë. Trupi i studentes u gjet të nesërmen nëpër shëmbinj. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin për dhunimin dhe vendimin për të hedhur në det 21-vjeçaren. /tvklan.al

Etiketa: dhomegreki riu


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Vajza që i hodhi salcë Nikollës, procedohet nga policia: Qeveria, në krizë

Vajza që i hodhi salcë Nikollës, procedohet nga policia: Qeveria, në krizë

Studentët bllokojnë Zogun e Zi, hapi i parë e përshkallëzimit të protestës

Rama iu tregon edukatën studentëve: Në cilën familje ecën kjo logjikë?

Protesta e studentëve, ministrja Nikolla shkon në Kryeministri

Protesta e studentëve, ministrja Nikolla shkon në Kryeministri
















TE FUNDIT

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
25 Qershor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një...

Lexo më shumë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
25 Qershor, 2026

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka ndarë pamje nga Vlora. Rama shprehet se Vlora...

Lexo më shumë

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
25 Qershor, 2026

Një valë rekord e nxehtësisë që ka goditur pjesën më të madhe të Evropës mund të lidhet me 212 vdekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}