Nje aksident me vdekje ndodhi mbreme vone ne Fushe-Kruje. Policia arrestoi shoferin, nje 26 vjecar nga Lezha.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Drilon Ymeri 26 vjeç, banues në Lezhë.
Më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë – Mamurras duke drejtuar mjetin tip Porsh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin