36-vjeçari Eraldo Mejdani, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familja është gjetur i vdekur në lagjen “1 Maji” në Fier.
I riu i cili kishte humbur kontaktet me prindërit që prej ditëve të para të janarit u gjet i pajetë brenda një banese.
Sipas policisë, dyshohet se 36-vjeçari ka vdekur nga përdorimi i lëndëve narkotike.
“Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa”-njofton policia./Opinion.al