Gent Strazimiri tha për mediat se i riu i shoqëruar nga policia në mbyllje të protestës ka patur për qëllim të vendosë flamurin shqiptar në dritaren e Kryeministrisë.
“Ka dashur të venbdosë flamurin shqiptar tek dritarja e Kryeministrisë. Këtë flamur e shkelnin me këmbë dhe donte ta vendoste tek penxherja e Kryeministrisë. T’i kërkojnë falje dhe flamurit, jo vetëm djalit”, tha Strazimiri që së bashku me deputeten Vokshi dhe Klevis balliun u larguan për të marr më shumë informacion mbi këtë shoqërim.
Ndërkohë, nga policia nuk ka ende të dhëna lidhur me identitetin e të riut dhe shkaqet e ndalimit të tij./Opinion.al