Sociale

I rikthehet kanceri, mësuesja apel për ndihmë:S’mund ta lë të vetëm djalin 9-vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 08/04/22 |
Opi Nion

Ina Kasimati, mësuesja luftarake, që po kalon me forcë sfidat kundër kancerit, apelon sërish për ndihmë.

Sëmundja që dikur mendoi se e kishte mundur, i është rishfaqur sërish pas kaq shumë kohësh dhe e gjendur përballë vështirësive, Ina ka kërkuar ndihmë për të mundësuar një analizë, e cila mund të kryet vetëm jashtë vendit.

Në një lidhje në abc news Ina ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar këtë vit, ndërsa thekson se edhe nxënësit e shkollës kanë mbledhur fonde për kurimin e saj.

“Pata një ngarkesë shumë të madhe këtë vit në shkollë dhe lodhje, stres, tiroidet. Kam shkuar kam bërë analizat me besim të plotë, sepse një javë kam shkuar në protesta përpara Kryeministrisë. Kam shkuar në shkollë kam dhënë mësim, madje kam kërkuar që të hapen dritaret që të hynte ajri. Madje, kam organizuar edhe ditën e Tokës. Së fundmi, kam dhënë edhe provimin e anglishtes. Kur çoja djalin në shkollë dhe mbaja çantën ndjeja një dhimbje, aty po e ndjeja. Derisa bëra analizat, dola me ujë në mushkri. Kontaktova me vajzën e dajës të cilën e kisha mjeke dhe më dërgoi për të bërë një ekografi. Nxënësit e shkollës më kanë befasuar, të gjithë ata që më njohin dhe nuk më njohin, kanë mbledhur fondet. Tani jam në një situatë që një analizë nuk bëhet këtu sipas mjekëve, bëhet jashtë.
Ajo që ndodhi dje unë nuk e kisha pritur, sepse paralelisht kanë vepruar edhe ish-nxënësit e mi. Nuk e dija që ajo që kisha dhënë do më shpërbleheshe një ditë. Unë jam një nënë që kam dy fëmijë, i vogli është 9 vjeç dhe ka nevojë për mua sepse është krejt i vetëm në këtë botë. Prandaj nuk duhet të heq dorë”, tha Ina Kasimati.

Pas