Një 54-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, ka humbur jetën gjatë punës, pasditen e 16 shkurtit në Itali.
Sipas mediave italiane viktima është Edison Malaj të cilit i ka rënë sipër një pllakë betoni.
Aksidenti u dëshmua nga kolegët e punës së shqiptarit, të cilët nuk mundën të bënin asgjë për të shmangur tragjedinë.
Malaj po ngarkonte disa panele çimentoje në një kamion në sheshin e ish-kantinës sociale, ku po punohej për rinovimin. Artifakti ishte mbërthyer me kabllo të cilët nga ana e tyre ishin të lidhur në krahun e vinçit të vendosur në automjet.
Papritur, njëri prej kabllove u shkëput duke bërë që pllaka e betonit të bjerë dhe goditi punëtorin shqiptar.
Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.