Kuvendi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat, Edmond Spahon. Ky vendim u mor pasi deputeti përdori fjalën fyerës ndaj socialistëve, duke i quajtur ata “bastardë”.
Ishte kreu i grupi të PS, Taulant Balla ai i cili kërkoi ndërprerjen e seancës dhe mbledhjen e komisionit të disiplinës.
Komisioni mori vendimin që Spaho të përjashtohet për një ditë nga seanca, pra nga seanca e sotme dhe i ka hequr atij pagën e një dite.
“Këta marrin vesh vetëm shumë e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”,-u shpreh Spaho.