Ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, 80-vjeçari Xhevit Sinani, i cili vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllain e tij.
Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Sinanin, i cili sikurse duket në video është shfaqur i qetë në seancë, në kafazin e të dënuarit.
Disa ditë më parë, Sinani i mori jetën bashkëshortes dhe vëllait të tij.
Sipas policisë, fillimisht i moshuari goditi të shoqen me sëpatë për motive të dobëta dhe më pas të vëllanë që ndodhej rreth 1 kilometër larg nga banesa e tyre.