Bota

I pritet koka në burg trafikantit të drogës, ‘El Patronit’ në Ekuador



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 04/10/22 |
Opi Nion

Shefit të krimit Leandro Antonio ‘El Patron’ Norero Tigua iu pre koka gjatë një trazire brenda një burgu të Ekuadorit më 3 tetor.

Mediat e huaja shkruajnë se vrasja e tmerrshme është filmuar, ndërsa është bërë publike dhe videoja.

Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast të pastrimit të parave.

Ai u procedua penalisht për drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte disa kompani që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi.

“Karriera” kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e krijuara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Norero u bë më i njohur pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquina ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa./Opinion.al

Pas