-U tha në Opinion

“I pres dorën kujtdo që prek votën”, Haxhiu: Meta të ishte shkarkuar menjëherë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:46 - 03/02/22 |
Opi Nion

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se për shkak të deklaratave që Ilir Meta ka bërë gjatë kohës që mban postin si President duhet të ishte shkruar ose të dorëheqjen.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu iu referua deklaratës së Metës se do i priste dorën kujdo që manipulonte votat në zgjedhjet e 25 prillit. Haxhiu tha se për këtë deklaratë, Presidenti duhet të ishte shkarkuar, pasi nuk mund të përfaqësojë ligjin.

“Presidenti vetëm me një deklaratë duhet të shkarkohej ose të jepte dorëheqjen ose moralish është e paqëndrueshme të jetë në cilësinë e presidentit e të përfaqësoj shqiptarët. Protesta në shesh kundër opozitës e bërë në shehs tregon se ai përfaqëson gjuhën, veprimin dhe qëllimin politik. Këtu përfundon jeta e presidentit. Një president që flet për prerjen e dorës, pas daljes nga studio e ndërpret mandatin. Nuk ak gjë më të rëndë të flas me kodin e Hamurabit”,-tha Haxhiu./Opinion.al

Pas